Partitë shkelin ligjin, zhvillojnë fushatë jashtë vendit
Me sytë nga fitorja për zgjedhjet e 23 Qershorit, partitë politike kanë intensifikuar takimet me shqiptarët që jetojnë në emigrim, duke zhvilluar aktivitetin e tyre nw shkelje të ligjit për partitë politike.Ligji organik i miratuar me 84 vota në Shkurt të 2011-ws me konsensus të PD-sw dhe PS-sw, lejon që veprimtaria e partive politike të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ose në disa njësi të ndarjes administrative territoriale të vendit, dhe jo jashtë kufijve të saj.Por në fakt, takimet e partive janë shtrirë edhe në vendet fqinje, si Itali e Greqi, ku edhe numri i emigrantëve është më i madh.Politologu Afrim Kraniqi, thotë se partitë duhet të kishin ndryshuar nenin që i ndalon të kapërcejnë territorin shqiptar, ndaj ligji duhet rishikuar.Vetë partitë politike, thonë se nuk janë në shkelje të ligjit, duke e argumentuar aktivitetin e tyre jashtë kufijve me të drejtën që e çdo partie për të dialogur me mbështetësit, kudo ndodhen.Aktualisht, partitë më të mëdha poltike PD, PS, LSI por edhe partitë të reja si frd kanë ngritur degë jashtë shqipërisë, ndërsa gjithnjë e më shumë po këmbëngulet për të bërë të mundur ndryshimin ligjor që ti japë të drejTën e votës emigrantëve.