Hipoteka e Shkodrës analizon punën: Janë bërë 12 mijë e 611 aplikime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2013, 21:37
Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Shkodër, ka bërë analizën ekonomiko- finaciare për vitin 2012.Drejtori i këtij institucioni, Neritan Kalamishi, bëri me dije se gjatë vitit janë bërë 12 mijë e 611 aplikime, afro 2400 më shumë se një vit më parë.Risia për këtë vit në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Shkodër, është implementimi i shërbimit on line. Kështu, qytetarët, pasi të aplikojnë, mund të ndjekin praktikën on-line. Kjo ka të bëjë me transparencën që duhet të ketë kjo zyrë ndaj qytetarëve, për të shmangur burokracitë .Ndërkaq, i gjithë arkivi i kësaj zyre është skanuar duke e bërë kështu më praktike punën në këtë drejtori.