Beqja: Taksa progresive do të realizojë të gjitha qëllimet që nuk realizoi taksa e sheshtë

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV “Ora News”, sekretari për programin e Partisë Socialiste, Ilir Beqja, ka folur për Konventën dhe alternativat e opozitës më 23 Qershor.“Vendi ynë ka nevojë për një model të ri ekonomik, pasi modeli i vjetër ka shterruar. Politikat aktuale kanë mbështetur një pakicë shumë të vogël të familjeve në fshat. Ende rreth gjysma e popullsisë jeton në fshat, por të ardhurat mesatare të familjeve që merren me bujqësi e blegtori nuk arrijnë as te gjysma e të ardhurave në qytet. Ne do të krijojmë mundësi që fermerët shqiptarë të përfitojnë realisht nga avantazhet konkurruese që disponon bujqësia e vendit tonë, toka pjellore, burimet e shumta ujore, numri i madh i ditëve me diell, mundësia për të nxjerrë në treg produktet shqiptare përpara konkurrentëve fqinjë.”Sekretari për programin e Partisë Socialiste tha gjithashtu se PS-ja do të angazhohet për t’i dhënë kujdes prioritar dhe të vazhdueshëm bujqësisë, pa ndërhyrë në veprimtaritë ku sipërmarrja private ka dëshmuar se është më efektive. Ai tha se do të nxisin investimet private dhe, njëkohësisht, do të përforcojnë institucionet që mundësojnë cilësi dhe garanci për materialin mbjellës bujqësor dhe blegtoral.“Modeli i qeverisë aktuale mbështet 3, 4 apo 5 % të atyre që merren me bujqësi. Ne kemi tjetër vizion. Do të mbështesim të gjithë. Ulja e kostove me ndërhyrjet në sistemin fiskal mundëson që të përfitojnë të gjithë.Ne nuk premtojmë se sa do të jetë çmimi i naftës, sepse kjo varet nga tregu botëror. Por, atë që kemi në dorë do ta bëjmë. Do ta heqim akcizën dhe taksën e qarkullimit për naftën për bujqësinë”, u shpreh Beqja“Përpjëkjet e shqiptrëve deri tani nuk janë shpërblyer, ata që janë pasuruar janë pasuruar në sajë të shfrytëzimit të pasurive natyrore pa kriter, dhe kjo ka qënë e lidhur me qeverisjet e rradhës në vendin tonë. Në 23 Qershor shqiptarët do të kenë mundësinë të zgjedhin mes asaj që është bërë deri tani dhe asaj që ofrojmë ne në programin tonë. Në rradhë të parë duhet të bëjmë një raport të gjendjes në të cilën ndodhet vendi. Këto 16 muaj kemi bërë shumë takime me njerëzit dhe kemi nxjerrë plan të detajuar se ku ne duhet të ndërhyjmë për ta ndryshuar, ku janë domosdoshmëritë më të mëdha. Plani ynë për ujitjen dhe kullimin është një plan ambicioz. Kemi pasuri ujore të bollshme, por në dimër përmbytemi e në verë bimët thahen për ujë. Uji në parcelë është programi ynë ambicioz 4 vjeçar. Do të rimëkëmbim sistemin kullues e ujitës. Do të investojmë 160 milionë dollar në 4 vjet. E kemi gati planin e detajuar. Do të marrim përsipër të mirëmbajmë rrjetin e kanaleve të larta. Ndërsa kanalet e mesme dhe të ulëta do të administrohen nga pushteti vendor, i cili brenda 2 vjetësh do të pajiset me të gjithë mjetet dhe mekanikën e nevojshme. Do të mbështesim daljen e produkteve në treg duke nxitur krijimin e qendrave të grumbullimit, ruajtjes dhe tregtimit me shumicë të produkteve bujqësore e blegtorale në përputhje me hartën e rajonizimit të kulturave dhe racave. Qendra ku do të ketë shërbim fito sanitar, këshillim e marketing bujqësor, shërbime tatimore dhe doganore, shërbime financiare. Do të 5 fishojmë financimin publik për të mbështetur zhvillimin e prodhimit bujqësor. Nëse ne nuk e rimëkëmbëim bujqësinë shqiptare nuk do të ketë zhvilim të ekonomisë’, ka përfunduar intervistën e tij, Ilir Beqja.