Trauma, të aksidentuarit do të trajtohen edhe në rrethe

Të aksidentuarit apo të lënduarit, do ta marrin ndihmën e parë në shërbimin e traumës në spitalet rajonale dhe vetëm nëse gjendja e tyre është e rënduar do të transferohen në kryeqytet.Pavioni i traumës i cili për fat të keq shënon çdo ditë fluks pacintësh, do të ketë një tjetër konceptim në kohën kur ai të administriohet nga Ministria e Shëndetësisë. Drejtori i politikave në këtë ministri, Pëllumb Pipero, thotë se një pjesë e ndërhyrjeve do të bëhen nëpërmjet konsultave në distancë mes mjekëve pra nëpërmjet telemjekësisë.Kjo sipas Z.Pipero redukton dhimbjen e pacientit nga transporti me autoambulanca si dhe ul shpenzimet e tij. Infrastruktura e nevojshme do të rregullohet me anë të një granti të qeverisë së Kuvajtit prej 15 milion dollarë.Përveç një trajnimi në nevojë të burimeve njerëzore, Ministria e shëndetësisë garanton se nuk do të ketë lëvizje të godinës nga spitali ushtarak dhe nuk do të ketë asnjë largim nga puna të mjekëve.