Mbrojtja ndaj diskriminimit, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në Lezhë
Komisionerja për mbrojtjen nga diskriminimi dhe shoqatat që mbrojnë të drejtat e njeriut në Lezheë, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkpunimi, në prezantimin e problematikave që hasen nga grupe të ndryshme sociale. Duke qenë se shoqatat janë më pranë shqetësimeve të komunitetit, personat e diskriminuar duhet të raportojnë fillimisht tek përfaqësitë e tyre në shoqata, ndërsa këta të fundit e referojnë rastin tek zyra e komisionerit. Gjatë takimit të realizuar në Lezhë me përfaqsuesit e shoqatave në këtë rajon, komisionerja për diskriminimin, zonja Irma Baraku, ka bërë të ditur se fillimisht personat që parashtrojnë një shqetësim të tilleë do të marrin një shërbim të plotë ligjor, për zgjidhjen e problemit jashtë gjyqësorit.Komisionerja Baraku, ka prezantuar edhe ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi, por ndërkohë që mbetet si domosdoshmëri ndërgjegjësimi i opinionit në denoncimin e rasteve, të cilat janë më prezente në institucionet shtetërore, ndaj edhe vëmendja e komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi, ka kërkuar që shoqatat të monitorojnë pikërisht zyrat shtetërore për uljen e këtij shqetësimi.