Elbasan, rritet numri i vjedhjeve në 2013-ën

Në 6 javët e para të vitit 2013, natyra kriminale e vjedhjes ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut Elbasan, Valbona Begu, ka theksuar se janë evidentuar në total 102 vepra penale, 55 prej të cilave janë pikërisht vjedhje. Sipas Bregut,  falë bashkëpunimeve të realizuara nga ana e katër komisariateve në rrethet Gramsh, Librazhd, Peqin, Elbasan, është bërë e mundur edhe rritja e zbulueshmërisë së këtyre ngjarjeve.Përgjatë së njëjtës periudhë, 1 Janar-15 Shkurt, janë rregjistruar edhe dy vepra penale të rënda të grabitjes me armë te një exchange në qendër të qytetit si dhe grabitja e një kambisti në lagjen Kala të Elbasanit, ngjarje kjo e fundit e cila përfundoi edhe me plagosjen e rëndë të kambistit dhe për të cilat ende nuk ka autorë të zbuluar nga policia.