PDS një alternativë për zhvillim, Milo: Qeveria nuk ka çfarë të opfrojë tjetër

Partia Demokracia Sociale është një alternativë për të gjithë, pasi qeveria nuk ka çfarë të ofrojë për përmirësimin e jetesës. Kështu ka deklaruar kreu i kësaj force politike, Paskal Milo, në konferencën për rrethin e Tiranës.Milo u shpreh se forca që ai drejton ka qënë e suksesshme në përthithjen e një numri të lartë anëtarësh, falë strukturave të mirëorganizuara dhe ka një potencial të plotë për të qeverisur vendin.Të rreshtuar përkrah koalicionit opozitar, Partia Demokracia Sociale u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mbështesin këtë parti për të sjellë një qeverisje më të mirë në vend.