Durrës, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia e Durrësit ka arrestuar një 30-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohej për vrasje të dyfishtë dhe tentativë vrasjeje.30-vjeçari Leonard Tragaj, akuzohet për vrasjen e Sulejman Shehut dhe vëllait të tij në vitin 2012. Vrasja e dyfishtë ka ndodhur për motive pronësie në zonën e Golemit.Në lidhje me arrestimin e 30-vjeçarit, Policia e Durrësit pritet të dalë në një konferencë për shtyp.