Mbyll punimet Konventa,Rama: vendit i duhet një rilindje me PD në opozitë
Kryesocialisti Edi Rama, ka folur në mënyrë të detajuar për programin e Partisë Socialiste. Pasi kanë shpjeguar ekspertë të të gjitha fushave, themelet e programit për rilindjen shqiptare, kryesocialsti ka kërkuar votën e shqiptarëve më 23 Qershor, për alterantivën që do tu përmirësojë jetën e tyre.Kreu i selisë rozë, tha se programi i Partisë Socialiste është modern dhe i hap rrugën bashkimit përmes një plani zhvillimi qytetit dhe fshatit , ndërsa tha se programi i qeverisë aktuale, është për të sunduar përmes përçarjes. Ne nuk duam të qëndrojmë 30 vjet në pushtet, por një mandat për të qeverisur deri kur forcat dhe idetë e reja do të lindin natyrshëm.Më herët, gjatë fjalës së mbajtur në këtë aktivitet, Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala, është shprehur se beteja kryesore me të cilën duhet të përballet Partia Socialiste tashmë, mbetet lufta për zgjedhje të lira, ndërsa tha se PS tashmë në Shqipëri është e gatshme për të ardhur në pushtet.