Bashkia ndërhyn në 3 rrugë të Tiranës, Basha: Në 2014, asnjë kabëll ajror
Në tre rrugë të kryeqytet kanë nisur paralelisht punimet për shkak të amortizimit të infrastructures, mungesës së kanazimimve si dhe trotuare. Kyrebashkiaku Basha ka inspektuar punimet dhe ka njohur shqetësimet e banorëve të njesisë nr 10. Pasi inspektimeve në rrugën e “Boganvëve”, Basha u shpreh se në 2014 nuk do të ketë asnjë kabëll ajëror, të gjitha këto kabuj që janë të rrezikshëm apo jo estetikë për qytetin do të jenë nëntokësorë.Më heret nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku detajoi një sërë projekvendimesh që do ti kalojnë Këshillit bashkiak në mbledhjen më të afërt, atë të 28 shkurtit. Tabaku tha se 50 mijë qytetarë do të kenë së shpejti hipotekat e apartamenteve të tyre.“Bashkia e Tiranës i propozon Këshillit Bashkiak uljen në masën 30% të taksës së biznesit të vogël, për 523 subjekte të biznesit të vogël që kryejnë aktivitetet e prodhimit apo shitjes me pakicë në fushën e punimeve të artizanatit në qytetin e Tiranës. Një tjetër projekt-vendim është dhe lista e inventarit të pronave të paluajtshme, të cilat janë nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës. Kjo listë, rezultat i një pune 18 mujore përmban 6999 prona të paluajtshme të regjistruara për herë të parë, ndërkohë që nga viti 2002 e deri më sot, Bashkia e Tiranës ka të regjistruara në inventarin e saj vetëm 6725” tha ajo.