PS prezanton programin qeverisës, Rama: Çfarë duam dhe ku mund të shkojmë?
Cfarë duam dhe ku mund të shkojmë? Kjo ka qenë pyetja rreth të cilës është vërtitur Konventa Kombëtare e socialistëve, gjatë të cilës u shpalos programi qeverisës i kësaj partie. Për dy ditë me radhë kryetarët e grupeve të punës kanë paraqitur me detaje programin socialist për fushat që ata mbulojnë, si ekonomia, shëndetësia, arsimi, mjedisi etj, gjatë ditës së sotme pritet të diskutohet mbi koalicionet në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme.Në përmbyllje të saj kreu i PS, Edi Rama përmes alternativave dhe kundërthënësve të tyre, projektoi vizionin drejt të cilit opozita kërkon ta orientojë vendin, për të jetuar sic tha ai në Shqipërinë e vërtetë dhe jo në atë të gënjeshtërt.
“U jam mirënjohës të gjithë atyre që bënë të mundur shtjellimin e themeleve të programit tonë. Ne duam ta zhbëjmë imponimin e të jetuarit në një Shqipëri gënjeshtër dhe të jetojmë në një Shqipëri të vërtetë, në një Shqipëri të lirë dhe jo të trembur.Si duam ne të jetë vendi ynë, me një program për të ardhmen, apo vend që programon të njëjtin avaz.Duam të ndryshojmë akoma, të ulemi përsëri me të gjitha grupet e programit të bëjmë sistemimet e fundit, për tu ofruar shqiptarëve një plan për ndryshimin e vendit dhe jetës së tyre. Cdo shqiptar këtë herë, duke filluar nga socialistët duhet të zgjedhë mes sfidës së punësimit apo papunësisë, taksimit të ndershëm apo taksim i sheshtë, zbrapsje të krimit apo nështrim ndaj krimit, shërbime sipas nevojës apo sipas xhepit. Zhvillim rural apo braktisje të fshatit, atdhe të pastër apo importim plehrash, vizion për një Shqipëri europiane apo një siklet kombëtar,atdhedashuri për të ndërtuar urat e bashkimit drejt të ardhmes apo nacionalizëm? Programi ynë shtron në mënyrë të nëkuptuar një pyetje: Cfarë duam dhe ku mund të shkojmë përtej fanellave politike dhe emocioneve prej tifozësh” tha ai.Rama ka apeluar votuesit shqiptarë të dalin nfa fanella e tifozërisë dhe emocionalitetitpartiak dhe të vlerësojnë me realizëm premisat për të ardhmen e tyre dhe vendit.“Çdo votues që zgjedh të votojë emocionalisht të votojë si tifoz PD në 23 qershor zgjedh rrënimin e tij. Përtej fanellave dhe emocioneve të tifozëve ka një rëndësi të vecantë që njerëzit të kuptojnë ku ndryshojmë ne. E para nuk është programi ynë ekonomik, më e para është se për ne politika është qëllim fisnik, për ta vetëm mjet përfitimi” deklaroi ai.Kreu i selisë rozë deklaroi se Shqipërisë i duhet një rilindje dhe kjo tha ai mund të arrihet vetëm duke bashkuar forcat dhe votuar PS në 23 qershor.