PDIU reagon ndaj notës verbale të Greqisë në OKB për detin: Veprim provokativ

PDIU ka reaguar lidhur me depozitimin e koordinatave të njëanshme të kufirit të saj detar në OKB nga ana e qeverisë greke. Përmes një deklarate për mediat, PDIU shprehet se ky është një veprim provokativ.« Siç është bërë e ditur nga mediat greke, qeveria e vendit fqinj, bëri atë që kishte paralajmëruar ministri i saj i jashtëm : depozitimin e koordinatave të njëanshme të kufirit të saj detar, respektivisht zonave ekskluzive ekonomike.Ky veprim njëkohësisht me të dhënat inkurajuese të kërkimit detar për naftë, dhe vendosmërinë greke për t’ju përmbajtur marrëveshjes së kufijve detarë me Shqipërinë tashmë të pavlefshme sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është një veprim provokativ. Me anë të tij, Greqia nuk ju përmbajt rekomandimit amerikan të përsëritur dhe nga ndihmëssekretari i shtetit Philip Gordon, disa ditë më parë, për të treguar maturi, dhe për « të mos ecur në një veprim që nuk do të ishte në interes të Greqisë. ». Qeveria amerikane i rekomandoi Greqisë që të promovojë marrëveshjet dypalëshe me të gjithë fqinjët e saj » deklaron PDIU.Në këto kushte, PDIU i kërkon Ministrisë së Jashtme që të bëjë gjithë hapat e duhur diplomatike kundrejt Greqisë, duke filluar nga kërkesa për sqarim.Ndërkohë duke patur parasysh se ky nuk është një veprim që prek Shqipërinë, PDIU sugjeron që të zhvillohen konsultime me gjithë vendet e interesuara, përfshi SHBA-të që të arrihet në një qëndrim të përbashkët, në favor të paqes, stabilitetit të rajonit, marrëdhënieve të mira në rajon, në frymën e reciprocitetit.Një ditë më parë Athina zyrtare ka dorëzuar një notë verbale në OKB, lidhur me sovranitetin e saj mbi Shelfin Kontinental.Sipas njoftimit të ministrisë së jashtme greke ky veprim është në mbrojtje të të drejtave sovrane të vendit, në përputhje me të drejtën zakonore dhe konvencionale të Detit, dhe konkretisht në Konventën e mbi të Drejtën e Detit të vitit 1982.Me veprimin e djeshëm, Greqia njofton Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organet e saj kompetente duke bërë që kjo notë verbale të publikohet në buletinin e Ligjit të Detit.“Greqia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore me Turqinë, si dhe me të gjitha vendet në rajon, bazuar në respekt të ndërsjellë dhe ligjshmërisë ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me drejtat tona sovrane dhe shfrytëzimi i pasurisë sonë natyrore” theksohet në njoftimin e ministrisë së jashtme greke.Ndërkohë nuk duhet ende se si do të reagojë Ankaraja zyrtare pas këti veprimi, ndërsa ndodh vetëm 2 jave para takimit mes kryeminstrit grek Antonis Samaras dhe atij turk Rexhep Taip Erdogan.