Shpërthim në një dyqan në Durrës, policia: Po hetojmë, ka vetëm dëme materiale

Qyteti bregdetar i Durrësit është tronditur mëngjesin e sotëm nga një shpërthim i fuqishëm eksplozivi.Ngjarja është regjistruar në orët e para të ditës së sotme, reth orës 05:00 në një dyqan ushqimor në zonën e plazhit, pranë sektorit të hekurudhës, anës bregut të detit.Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur lëndime në njerëz, vetëm dëme të vogla materiale.Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë ngjarjes, ndërsa bën me dije se ka bërë të mundur edhe identifikimin e autorëve të vendosjes së eksplozivit, por për arsye hetimi nuk bëhen publik emrat e tyre.Po sipas bluve të Durrësit, dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për konflikte pronësie mes pronarit të dyqanit dhe autorëve të shpërthimit.