Pogradec, po grabisnin banesën, arrestohen në flagrancë tre persona

Policia e Pogadecit ka vënë në pranga tre persona gjatë tentativës për grabitjen e një banese.Geraldo Goca 26 vjeç, Ermond Berberi 27 vjeç dhe Denis Radici 20 vjeç janë arrestuar në flagrancë brenda banesës së shtetases Ermira Shuli, në lagjen numër 1 të këtij qyteti teksa po vidhnin orenditë e shtëpisë së Shulit.Ndërkaq materialet lidhur me këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.