Prezantimi i programit qeverisës, Konventa e PS vijon ditën e dytë të punimeve
Pas përmbylljes me sukses të ditës së parë të Konventës Kombëtare, socialistët vijojnë ditën e dytë të punimeve për prezantimin hap pas hapi të programit qeverisës.Që prej Kongresi të 5 Nëntorit 2011, diskutimi me grupet e interesit dhe plotësimi i Programit për Një Rilindje Shqiptare ka kaluar nëpër një rrugë të gjatë, për të mbërritur në këtë Konventë ku do prezantohet i plotë për publikun.Ashtu si dhe dje seanca është celur nga videoja hapese, ndërsa Konventa është përshëndetur edhe Sekretari i përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ajala.Gjatë fjalës së tij ai tha se socialistet e dine se cfare eshte qeverisja e mire, ndërsa apeloi per zgjedhje te lira e te ndershme.Ndërsa gjatë të premtes diskutimet në Konventë u dominuan nga kryetarët e grupeve të punës, të cilët kane prezantuar me detaje programin socialist për fushat që ata mbulojnë, si ekonomia, shëndetësia, arsimi, mjedisi etj, gjatë ditës së sotme pritet të diskutohet mbi koalicionet në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme.Një pjesë e rëndësishme e Konventës do t’u rezervohet fjalimeve të aleatëve dhe përfitimeve që mund të marrë partia më e madhe e opozitës nga aleancat me ta.Po kështu, Rama pritet të bëjë të ditur në këtë Konventë dhe strategjinë e PS-së për të rritur aleancat e saj parazgjedhore në një kohë kur zgjedhjet e ardhshme janë në prag.I gjithë aktiviteti dy ditor ka si qëllim kryesor t’i prezantojë socialistët si një forcë e moderuar dhe e përgatitur për të marrë pushtetin në vend pas zgjedhjeve të qershorit.E Shtune, 23 shkurt10:00 Paneli – Ekonomia10:30 Paneli – Ekonomia II11:00 Paneli – Fshati11:20Fjalime11:35 Paneli – Qytete qe punojne (projektet europiane qe do te implementohen fale mbeshtetjes se qeverise se re)11: 55 – Integrimi12:01 Edi Rama