Berisha pret Reeker, diskutojnë për zgjedhjet, asgjë për nacionalizmin
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të zhvillohen më 23 qershor, kanë qënë kryefjala e tre takimeve që ka zhvilluar Zv/ndihmës sekretari shtetit amerikan i Philip Reeker, në Tiranë.Takimi i parë i zhvilluar nga Reeker ishte ai me Ministrin e Jashtëm, Edmond Panariti, në të cilën u theksua rëndësia e intensifikimit të shkëmbimeve politike dhe rritja e pranisë së biznesit amerikan në Shqipëri dhe në rajon.Gjithashtu sipas zyrës së shtypit nga kjo Ministri bëhet me dije rëndësia e ekzistencës së frymës së dialogut dhe bashkëpunimit në shërbim të paqes, stabilitetit dhe perspektivës Europiane të Vendeve të Ballkanit Perëndimor.Pas këtij takimi, Reeker është pritur nga kreu i qeverisë, Sali Berisha, i cili ka shprehur edhe njëherë kërkesën e qeverisë ndaj SHBA për dërgimin e një numri të konsiderueshëm të vëzhguesve për zgjedhjet e ardhshme.“Biseda u ndal në përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend. Kreu i qeverisë Berisha theksoi se realizimi me sukses i reformës zgjedhore ka bërë të mundur që sot Shqipëria të ketë një kuadër ligjor, zgjedhor, në të cilin janë reflektuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it. Ne kete kuader, ai nenvizoi masat e marra nga administrata zgjedhore per rritjen e ndjeshme te shpejtesise dhe transparences ne votim dhe numerim. Kryeministri Berisha i ripohoi z. Reeker dëshirën dhe kërkesën e qeverisë shqiptare qe SHBA të dërgojnë numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve të zgjedhjeve duke e siguruar atë se qeveria shqiptare është tërësisht e vendosur për të zbatuar cdo masë në kuadër të shtetit ligjor që zgjedhjet e 23 qershorit të plotësojnë të gjitha standartet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira e të ndershme.Në takim u vlerësua bashëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në shumë fusha duke u ndalur në vecanti në bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe atë në sektorin e mborjtjes si dhe u rikonfirmua vendosmëria e për ta thelluar e zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin e frutshëm e të suksesshëm midis të dy vendeve në të gjitha fushat me interest ë ndërsjellë. Reeker i ripohoi Kryeministrit Berisha se SHBA do të vijojnë të mbështesin fuqishëm Shqipërinë e rajonin, përfshi edhe përpjekjet për integrim në BE” thuhet në deklaratën e lëshuar nga Kryeminsitria.Ndërkohë informohet se Reeker ka theksuar vazhdimësin e mbështetjes nga ana e SHBA për Shqipërinë e rajonin edhe për integrimin në BE. Gjithashtu ai përshëndetur klimën e bashkpunimit mes 2 vendeve Italisë dhe Greqisë, pas marrëveshjes së fundit.Kreu i PS, Edi Rama, ka qënë takimi i fundit i Zv/ndihmës sekretari Shtetit amerikan i Philip Reeker, e inicuar nga zhvillimet e fundit në vend, por edhe nga tonet nacionaliste të përdorura nga liderët politikë.