Meta me LRI në Lushnjë: Me votën tuaj do ecim më shpejt drejt Europës

Me të rinjtë Shqipëria do të mund të ecë më shpejt drejt familjes europiane. Kështu ka deklaruar kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjatë një takimi me të rinjtë e LRI në Lushnjë, ndërsa u ka bërë ftesë atyre të votojnë për LSI për ti dhënë një frymëmarrje më të gjerë demokracisë në vend.“Ne kemi një qëllim më të madh, qëllimi ynë është që të rinjtë e Shqipërisë ta harrojnë emigracionin, si mundësi për të jetuar më mirë, por përmes vendimarrjes dhe pjesëmarrjes ta shndërrojnë Shqiperinë në një realitet të prekshëm evropian”- tha Meta.Ndërkaq Meta ka shprehur besimin se Lushnja do të mund të bëhet një qytet plot jetë, ku sëbashku me Myzeqenë ato kanë mundësi të jenë në krye të rritjes ekonomike.“Kemi një besim të madh, shpresë të madhe për të ardhmen që Lushnja të jetë një qytet plot jetë, ku të rinjtë besojnë se do të mund të jetojnë të sigurt. Lushnja ka të gjitha potencialet, popull të mrekullueshëm, tradita dhe resurse të jashtëzakonshme. Lushnja dhe Myzeqeja kanë mundësi të jenë në krye të rritjes ekonomike në të gjithë vendin, në mënyrë që të rinjtë e Lushnjës të kenë një vend pune të sigurt”theksoi ai.