BB mesazh politikës në prag të zgjedhjeve: Asnjë qeveri s’mund të ulë taksat në krizë

Banka Botërore i përgjigjet debatit politik mbi taksat. Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri Ksenia Lvovsky gjatë prezantimit të drejtoreshës së re për Evropën Juglindore shpjegoi se në kohë krize cdo qeveri që do vinte në pushtet nuk do kishte hapësira për të ulur nivelin e taksave.“Është periudhë zgjedhjesh dhe qeveria dhe opozita janë të përqëndruar pikërisht te ekonomia si një cështje mjaft e ndjeshme.Unë kam diskutuar kohët e fundit me biznesin dhe për ta më shqetësues është fakti i ndryshimit të sistemit fiskal sesa niveli i taksave.Megjithatë besoj se cdo qeveri që do të vinte në pushtet nuk do të kishte shumë hapësira për të ulur taksat në këtë kohë krize ekonomike që po kalohet”tha ajo.Ndërkohë që drejtoresha e re e Bankës Botërore për Evropën Juglindore Ellen Goldstein e përcaktoi borxhin si shqetësues e megjithatë deklaroi se nuk ka një nivel fiks që duhet respektuar.“Borxhi publik është shqetësues në Shqipëri dhe ne kërkojmë që ai të ulet në mënyrë që të mos mbytet rritja ekonomike dhe të ketë nxitje punësimi. Megjithëse niveli i borxhit në vend duhet ulur nuk është se ekziston një shifër magjike” u shpreh Goldstein.Drejtoresha për Evropën Juglindore ndër të tjera i kërkoi qeverisë që të shlyejë pagesat kundrejt biznesit.“Sigurisht vitet e fundit kane qene te veshtira edhe per shkak te mjedisit te veshtire global. Kriza e veshtire e Eurozones e ka bere edhe me te veshtire rritjen per vende si Shqiperia se bashku me faktore te tjere qe kane te bejne me zhbalancime fiskale. Keto do te duhet te trajtohen relativisht ne nje kohe te shkurter ne menyre qe ta ndihmojne Shqiperine te kthehet tek rritja e shpejte ekonomike.  Ne diskutimet qe pata me Kryeministrin dhe zyrtare te tjere te larte i pergezova per angazhimin e tyre per te pakesuar detyrimet publike si nje hap i pare i rendesishem ne zgjidhjen e zhbalancimeve fiskale. Dhe ne pergjithesi i nxita autoritet shqiptare qe te angazhohen ne menyre te kujdesshme ne trajtimin e zhbalancimeve fiskale, ceshtjeve me te fundit ne sektorin e energjise, ne menyre qe te mos rendohet situata fiskale dhe qe te mund t’u dergohen sinjalet e duhura investitoreve dhe tregjeve globale” tha ajo.Ndërkohë që Banka Botërore shprehu edhe njëherë angazhimin për të mbështetur Shqipërinë me investime sidomos në sektorin energjitik.