Partia Socialiste prezanton programin, Rama: Ja si do ta rilindim Shqipërinë

Socialistët kanë çelur Konventën Kombëtare dy ditore për prezantimin hap pas hapi të programit qeverisës të socialistëve pas 23 qershorit. Që prej Kongresi të 5 Nëntorit 2011, diskutimi me grupet e interesit dhe plotësimi i Programit për Një Rilindje Shqiptare ka kaluar nëpër një rrugë të gjatë, për të mbërritur në këtë Konventë ku do prezantohet i plotë për publikun. I pranishëm në Konventë, Kreu i PS-së Edi Rama vlerësoi rëndësinë e Konventës,ku theksoi se këto dy ditë do të jenë mundësia e fundit për të përthithur nga elektorati i gjerë kritikat, sugjerimet, atë cfarë mund të bëhet më mirë për të arritur tek një program final, i pranueshëm dhe premtues për cdo qyetar të vendit.“Ne çfarë Shqipëria duam të jetojmë? Si duam të jetë vendi ynë pas 10, 20, 30 vjetesh? Cila është zgjedhja që duhet të bëjne shqiptarët më 23 qershor. Përtej ngjyrës së fanellave politike, dhe emocioneve të tifozëve, ku ndryshojmë ne? Pse Shqipëria sot shkon në drejtim e gabuar, çfarë propozojmë ne, socialistët për kthimin e vendit në drejtimin e duhur? Çfarë do të bëjmë ne për të zmbrapsur krimin që ka vënë poshtë shtetin, dhe ka kallur pasigurinë. Si do ta ndalim ne rritjen e papunëisë. A mundet Shqipëria të rritet ekonomikisht, dhe të mos rrënohet shoqërisht me më shumë se 1 milionë të papunë që rritet përditë?. Pse ne nuk e pranojmë taksën e sheshtë! Si do ta transformojmë ne sistemin e taksave, në një sistem të ndershëm taksimi. po taksat për 95% të popullsisë si do t’i ulim. Pse kompanitë e biznesit të madh duhet të votojnë PS-në? Cili do të jetë statusi i ri social i sipërmarrësit? A do vendosim në drejtësinë dhe rendin ligjor, apo kultura e pandëshkueshmërisë do bëjë ligjin? Ku po shkon gjenerata e re? Si do ta mbyllim ne epokën e diplomave pa vlerë? Sot dhe nesër ne do të jemi këtu për t’u marrë me këto çështje, për t’u dhënë përgjigje shumë pyetjeve, për të bërë një paraqitje të përmbledhur të një pune të jashtëzakonshme që po i afrohet fundit, të gjithë atyre shqiptarëve që sot duan nga PS përgjigjen e fundit për të bërë zgjedhjen e duhur në zgjedhjet e 23 qershorit.Unë jam krenar që sot mund të them se në këto zgjedhje do të udhëheq partinë që do t’i paraqesë publikut programin më reformist dhe më të detajuar që një parti politike ka pasur ndonjëherë në prag zgjedhjesh në të gjitha vitet e pluralizmit në Shqipëri. Kjo e këtyre ditëve nuk është fjala jonë e fundit për programin. Këto dy ditë e në vijim ne do të mbledhim pyetjen e fundit, sugjerime e fundit, kritika e fundit, ide e reja që mund të lindin edhe në fund. Pastaj do të vazhdojmë në çdo rajon me detajimin e mëtejshëm të programit sipas vendeve ku do të shkojmë dhe nevojave të çdo qarku në çdo komuniteti që do të takojmë.Njerëzit thonë se në politikanët merremi shumë me imazhin. Në fakt duhet të merremi. Nëse njerëzit s’na pëlqejnë të folurën, sjelljen, dukjen, rrezikojmë që të mos na dëgjojnë fare se çfarë themi. Por në fakt ajo që vërtet vlen është përmbajtja e atyre që themi kur komunikojmë me njerëzit.Ne duam që njerëzit ta shohin, ta prekin, ta ndjejnë me sytë e parafytyrimit dhe me ndjeshmërinë e lartë që ka sot çdo shqiptar kur dëgjon politikanët të flasin, se cila do të jetë natyra e re e qeverisjes sonë pas 23 qershorit. Njerëzit e dinë mirë se çfarë është dhe çfarë bën qeveria aktuale dhe ata e kanë krejt të qartë se sot qeverisen mbrapsht. Ata e dinë se premtimet nuk janë mbajtur. Ata e dinë se korrupsioni është shtrirë ende shumë më thellë. Ata e dinë po ashtu se Kryeministri do të bëjë e do të thotë çdo gjë sado të habitshme (s’dua të them të paturpshme) për të qëndruar në pushtet. Dhe ata e dinë se e gjitha kjo është keq për ta, është keq për familjet e tyre. Po është keq edhe për Shqipërinë, për pozicionin tonë në sytë e botës, për imazhin tonë"tha Rama.Rama tha se Konventa Kombëtare është faza e parafundit e kurorëzimit të fitores për një Rilindje Kombëtare, e cila sipas tij realizohet me forcat e socialistëve në ndryshim nga pala tjetër që sipas tij kanë nevojën e konsulencës së huaj.Konventa më pas ka vijuar me kryetarët e çdo grupi pune, të cilët kane prezantuar me detaje programin socialist për fushat që ata mbulojnë, si ekonomia, shëndetësia, arsimi, mjedisi etj.Por në Konventën e socialistëve një vëmendje të veçantë do të kenë edhe aleatët e kësaj partie në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme. Një pjesë e rëndësishme e Konventës do t’u rezervohet fjalimeve të aleatëve dhe përfitimeve që mund të marrë partia më e madhe e opozitës nga aleancat me ta.Po kështu, Rama pritet të bëjë të ditur në këtë Konventë dhe strategjinë e PS-së për të rritur aleancat e saj parazgjedhore në një kohë kur zgjedhjet e ardhshme janë në prag.I gjithë aktiviteti që pritet të zgjasë për dy ditë, ka si qëllim kryesor t’i prezantojë socialistët si një forcë e moderuar dhe e përgatitur për të marrë pushtetin në vend pas zgjedhjeve të qershorit.

E Shtune, 23 shkurt

10:00 Paneli – Ekonomia10:30 Paneli – Ekonomia II11:00 Paneli – Fshati11:20Fjalime11:35 Paneli – Qytete qe punojne (projektet europiane qe do te implementohen fale mbeshtetjes se qeverise se re)11: 55 – Integrimi12:01 Edi Rama