Bllokimi i autobusëve nga Greqia, Manjani: Do ndërhyjmë për zgjidhjen e problemit

Pala greke ka shkelur protokollin e nënshkruar me Shqipërinë në lidhje me lejimin e kalimit te mjeteve te transportit nga Shqiperia në Greqi.Sipas zëvendës.ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Ylli Manjani, problemi vazhdon të jetë prezent pasi fundi i muajit shkurt është përcaktuar si afati përfundimtar i lejimit të autobusëve të kalojnë në shtetin grek.Sipas Manjanit, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit nuk do ta pranojë këtë vendim dhe do të bëjë të pamundurën në arritjen e një marrëveshje me palën greke.Sipas Manjanit Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që po përjashtohet nga kjo e drejtë. Bllokimi i të gjitha këtyre linjave sic ka paralajmëruar pala greke, në fund të muajit shkurt do të thotë katastrofë ekonomike për kompanitë shqiptare të transportit.