40 min rezistencë me policinë, vetëvritet Riza Latifi

Ka përfunduar në mënyrë tragjike jeta e Riza Latifit, dhëndri që vetëm 6 ditë më parë ekzekutoi vjehrrin dhe vjehrrën në Kucovë.Ndërsa ishte në arrati që prej 16 shkurtit, dita kur vrau vjehrrinë dhe plagosi rëndë të shoqen, policia ishte vënë në ndjekje të tij dhe në bazë të informacioneve të marra kishte zbuluar dhe vendqëndrimin e Latifit, komuna Levan në Fier.Pas sinjalizimit blutë e Fierit, të mbështetur edhe forcat speciale RENEA kanë bërë rrethimin e tij dhe pas 40 minutash rezistencë ai ka vrarë veten me thike, duke e cuar në tre bilancin e viktimave të kësaj tragjedie.Me 16 shkurt Riza Latifi vrau vjehrrin dhe vjehrrën e tij, Rexhep Muçon 68 vjeç dhe të shoqen e tij, Vasilika Muço, ndërsa plagosi dhe gruan e tij Engjëllushe Latifi.Policia bën të ditur se rreth orës 08:45 minuta, shtetasi Riza Latifi ka qëlluar me armë zjarri për vdekje vjehrrin e tij Rexhep Muço, 68 vjeç, ndërsa me pas ka perdorur nje thike dhe ka plagosur vjehrrën Vasilika Muço 66 vjec dhe bashkëshorten e tij, Engjëllushe Latifi.Sipas policisë bashkëshortja Engjëllueshe Latifi kishte kërkuar divorcin nga Riza Latifi dhe prej ditësh ishte larguar nga vatra bashkëshortore dhe jetonte me prindërit në lagjen “1 Maji”, fakt që nuk ëhstë pranuar nga Latifi dhe ka cuar në krimin e rëndë.