Bode në Devoll: Bujqësia është industrializuar, prodhimi është rritur
Ministri i Financave, Ridvan Bode ka zhvilluar sot një takim me demokratët në Devoll.Në fjalën e tij, ministri Bode theksoi se Partia Demokratike rriti mirëqënien familjare të shqiptarëve ndërsa shtoi se qeveria mbështet bujqësinë që të rrisë më tej mirëqënien e fermerëve."Bujqësia është industrializuar, prodhimi bujqësor vetëm në Devoll në 8 vite u rrit 2.3 herë. Do të mbështesim dhe do të subvencionojmë industrinë bujqësore. Heqja e TVSH për makineritë bujqësore u bë për të rritur rendimentin e tyre. Javën e ardhshme do ndryshojmë tatimin me plehrat kimike, farnat, fidanët, rracat në gjedhë e të imta. Efekti vjetor në buxhet është mbi 150 milionë euro" tha Bode.Ai gjithashtu sulmoi edhe Partinë Socialiste që sipas tij po humb çdo ditë aleatët pasi është kthyer në një Organizatë Joqeveritare e Edvin Ramës.