FSHZH nis punimet në rrugën Roskovec-Kurjan

Punimet kanë nisur në rrugën që lidhë bashkinë e Roskovecit me komunën Kurjan në Fier duke zgjidhur në këtë mënyrë shqetësimin e banorëve të këtyre komunave.Kjo rrugë do të jetë mbi 9 km e gjatë dhe investimi do të lidh jo vetëm këto njësitë vendore por edhe me qytetin e Fierit e Beratit duke ndihmuar banorët për të lëvizur më shpejtë në këto qëndra.18 mijë banorë do të jenë përfituesit e këtij investimi ku projekti parashikon zgjerim të rrugës, aslfat, sinjalsitika, kanalzime e bankina e vepra artit.Drejtori i fondit shqiptar të zhvillimit Benet Beci pa nga afër ecurinë e punimeve ndërsa në inspektim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve Publike dhe transportit Sokol Olldashi.Rruga ka qënë e amortizuar por rrezik për banorët ka qënë edhe fakti se  2 urave u janë prishur parmakët dhe kalohej mes vështërisive. Në funksion të një ndërhyrjeje rajonale për zhvillimin e Qarkut Fier, FSHZH  dhe qeveria shqiptare kanë  investuar duke rehabilituar ose në proces rreth 100 km rrugë dytësore dhe lokale.