Socialistët çelin Konventën Kombëtare, prezantohet programi

Socialistët do mblidhen sot e nesër në Konventën e partisë ku do të prezantohet me detaje programi politik dhe qeverisës i Partisë Socialiste.Në një prononcim për mediat para nisjes së Konventës, kryetari i PS-së Edi Rama  ftoi të gjithë qytetarët që të ndjekin live konventën kombëtare për programin."Ftoj të gjithë shikuesit që nga ora 16:00 të ulen përpara ekranit të televizorit dhe të ndjekin konventën tonë kombëtare për programin që nis sot dhe vazhdon edhe nesër paradite në dy seanca intensive ku do të paraqitet programi ynë pas një rruge të gjatë takimesh, konsultimesh me ekspertë, shoqërinë civile, grupet e interesit dhe specialistë të huaj në prag të përfundimit. Sot që do të marrin si sygjerime apo kritika nga ndjekësit tanë në rrjetet sociale dhe çfarë do të kostatojmë edhe me përfaqësuesit e PS-së” tha Rama.Rama tha se Konventa Kombëtare është faza e parafundit e kurorëzimit të fitores për një Rilindje Kombëtare, e cila sipas tij realizohet me forcat e socialistëve në ndryshim nga pala tjetër që sipas tij kanë nevojën e konsulencës së huaj."Është faza e parafundit dhe kurorëzohet sot në një organizim të veçantë siç është si gjithmonë që hapim shtigje të reja dhe të tjerët na ndjekin pas, jemi në që kemi mordenizuar rrugën e komunikimit dhe fushatat ndërkombëtare, të tjerët marrin konsultentë të huaj dhe ne e bëjmë me forcat tona në fushatën e fitores për një Rilindje Kombëtare” shtoi Rama.Ndërkohë në Konventë është parashikuar që  kryetarët e grupeve të punës për çdo seksion të programit, por edhe ata që kanë dhënë ndihmën e tyre do të prezantojnë për disa orë rresht, të gjithë strategjinë që Partia Socialiste do të ndjekë për të Rilindur Shqipërinë.Programin politik dhe qeverisës do ta shpallë kryetari i PS Edi Rama, ndërsa në thelb të programit do të jetë heqja e taksës së sheshtë, ndryshimin e shëndetësisë, drejtësisë, të sigurisë, të arsimit e komplet mënyrës së qeverisjes.