Reeker-Panariti:Intensifikim të shkëmbimeve politike

Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker ka zhvilluar sot takimet zyrtare në Tiranë me krerët më të lartë të shtetit.Zyrtari i lartë amerikan është takuar me ministrin e jashtëm Edmond Panariti me të cilin ka biseduar për marrëdhënien mes dy vendeve dhe për intensifikimeve e shkëmbimeve politike."Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan nivelin e shkëlqyer strategjik të marrëdhenieve ndërmjet dy vendeve si në aspektin dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh si dhe vlerësuan edhe një herë dimensionin e bashkëpunimit të suksesshëm mes dy vendeve në përballimin e sfidave të sigurisë globale edhe në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë  e intensifikimit të shkëmbimeve politike dhe u ndalën veçanërisht në rritjen e pranisë së biznesit Amerikan në Shqipëri dhe në rajon” thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme.Në takim gjithashtu u disktua dhe për zhvillimet në rajon ku u theksua edhe një herë rëndësia e ekzistencës së frymës së dialogut dhe bashkëpunimit në shërbim të paqes, stabilitetit dhe perspektivës Europiane të Vendeve të Ballkanit Perëndimor.