Berisha-Westewelle: Zgjedhje, konform standardeve ndërkombëtare
Kryeministri Berisha ka marrë mbështetjen e ministrit Guido Westerwelle, se Gjermania do të vijojë të jetë një partner e mik i ngushtë i Shqipërisë dhe njëkohësisht një mbështetës i fuqishëm për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE“Dëshiroj tu siguroj se Gjermania do të vijojë të jetë një mik i besueshëm dhe një mbështetës i fuqishëm i integrimit të Shqipërisë në BE. Por jo vetëm kaq, Gjermania gjithashtu është e shumë e interesuar për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe për të parë zgjerimin e investimeve të saj në Shqipëri” është shprehur ministri Westerwelle gjatë takimit me kryeministrin.Ndërsa kryeministri Berisha duke u ndalur tek përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshëm të 23 Qershorit, e njohu zotin Westerwelle me rezultatet e rëndësishme që janë arritur në fushën e reformës zgjedhore, çfarë ka bërë të mundur që sot Shqipëria të ketë një kuadër ligjor, zgjedhor, në të cilin janë reflektuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it dhe njëkohësisht sistemin më të saktë të numërimit të votave në planet.Arritje të rëndësishme në këtë drejtim u vlerësuan gjithashtu edhe rritja e numrit të qendrave të numërimit dhe atyre të votimit, të cilat do të bëjnë të mundur reduktimin e ndjeshëm, si të radhëve të qytetarëve që do të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, ashtu edhe të reduktimit të kohës së numërimit dhe shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve. “Ky kuadër eficent ligjor dhe institucional, është një garanci solide për realizimin e zgjedhjeve të përgjithshme konform standardeve ndërkombëtare” përfundoi Kryeministri Berisha.Kryeministri Berisha ritheksoi se Shqipëria do të vijojë, ashtu si deri më sot, me politikën e saj të moderuar e promovuese të miqësisë, bashkëpunimit e integrimit rajonal dhe atij evropian. “Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është dhe mbetet projekt madhor për vendet e rajonit, si e ardhmja më e mirë dhe më e sigurt e tyre.” theksoi kryeministri. “Ndërkohë, vijoi më tej ai, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të lihen pas ndjenjat dhe shfaqet e albanofobisë, të cilat, jo vetëm që nuk i shërbejnë paqes e bashkëpunimit në rajon, por as edhe projektit të integrimit të tij në BE.”Në takim u diskutua për një sërë fushash ku bashkëpunimi dypalësh pritet të shënojë arritje të reja të rëndësishme, si fusha e turizmit, sektori i energjisë elektrike, shkëmbimet kulturore dhe në fushën e arsimit e trajnimit profesional. Në këtë kontekst një rëndësi e veçantë do ti kushtohet zgjerimit të mësimit të gjuhës gjermane nga qytetarët shqiptare, në veçanti nga të rinjtë shqiptarë.Në takim u vlerësua interesi gjithnjë në rritje i firmave gjermane për të investuar në Shqipëri në shumë sektorë, duke sjelle si shembull projektin më të fundit të investitorit prestigjioz gjerman, për ndërtimin e një parku logjistik, i cili pritet të krijojë 9 mijë vende të reja pune, si dhe të ofrojë trajnim profesional për qytetarët shqiptarë.