Olli:Arrestohen 2 kontrollorë për korrupsion dhe faslifikim vulash

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar sot dy punonjës të policisë kufitare në Portin e Durrësit dhe në doganën e Kakavijës  të cilët akuzohen për korrupsion pasiv.Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Leonard Olli theksoi se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brëndshme ka marrë informacion për raste kalimesh të shtetasve shqiptarë, të  cilëve nuk u lejohet dalja në hapësirën Shengen, pasi janë përcaktuar si deportivë apo me mungesë dokumentacionit të rregullt dhe ka nisur hetimet.Kështu gjatë punës hetimore, u konstatua se ky fenomen përfshinte edhe regjistrimin fiktiv të shtetasve, që nuk ndodhen aktualisht në territorin e vendit tonë, nga ana e kontrollorëve, të cilët bashkëpunonin me punonjës policie apo nënpunës të agjensive të udhëtimit dhe, të gjitha këto, në shkëmbim të përfitimeve monetare.“Bazuar në këto të dhëna, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm  Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Durrës prej 2 muajsh vijonte hetimet, duke aplikuar metodat speciale të hetimit, ku si rezultat u bë e mundur zbardhja dhe  dokumentimi i veprimtarisë së kundraligjshme të shtetasve; Mustafa  Shaqir Meta, dt 28.04.1966, me detyrën e punonjësit të policisë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, në PKK- Porti Durrës, Rudi  Rait  Gaxhaj, dt 10.12.1972, me detyrën e kontrollorit në PKK-në Kakavijë dhe Nertil Refail Sula, dt 05.05.1983, shofer në autobuzin e linjës Tiranë- Athinë” theksoi Olli.Sipas Ollit, më datën, 21 shkurt 2013, u krye arrestimi i të tre persobave, pasi në ngarkim të tyre janë konstatuar prova të mjaftueshme se, në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë kryer elementë të figurës së krimit të " Korrupsionit pasiv të kryer nga persona, që kryejnë funksione publike", si edhe falsifikim të vulave, stampave ose formularëve.Ndërkohë, Ministria e Brendshme, garanton edhe njëherë qyetarët se, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në mbështetje të objektit të punës së përcaktuar në nenin 3 germa "a" të Ligjit, "Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme", do të vijojë me përkushtim dhe rigorozitet punën për parandalimin, zbulimin dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale që kryhet nga punonjësit e Policisë së Shtetit, pavarësisht gradës apo funksionit të tyre.