Regjistri online noterial, Berisha: Transparenca, kusht i domosdoshëm
Kryeministri Berisha vlerësoi sot punën e bërë nga ministria e drejtësisë në procesin e dixhitalizimit i cili sipas tij do të rrisë transparencës jo vetëm për qytetarin por edhe vetë zyrtarin.Deklarata e kryeministrit u bë në ceremoninë e inagurimit të regjistrit dixhitla noterial të cilin kryeministri e cilësoi si shumë të rëndësishëm."Transparenca është bërë gjithnjë më shumë një kusht i domosdoshëm i veprimtarisë sonë. Në çdo hap në rast se shoqërohet nga transparenca ke një siguri të madhe po ke edhe një kod të ri pune. Ministri Halimi e nisi procesin e dixhitalizimit të sistemit të drejtësisë me një vendosshmëri dhe përkushtim të madh dhe sot mund të them që kjo ministri qëndron në krye të agjensive për suskesesin e saj në fushën dixhitale dhe me këtë arritje do të kenë një ndikim të madh afatgjatë në funksion e këtij sistemi jetik për fuksionimin e shtetit ligjor” theksoi Berisha.Sipas kryeministrit, “përfaqimi kërkon së pari të jesh i hapur dhe i vendosur që të lëvizësh nga status quoi dhe të mos kesh frikë nga transparenca por përkundrazi ta konsiderosh atë si një mjet i shkëlqyer, si mburojë të së vërtetës, të vullnetit tënd për një standart të ri ndaj qytetarëve shqiptarë.Kreu i qeverisë theksoi se noteria ndodhet në krye të standarteve të transparences ndërsa vlerësoi edhe rregjistrin dixhital noterial si një projekt I rëndësishëm."Ky regjistër është i pandryshueshëm me regjistrat e tjerë dhe në këtë mënyrë ecim të sigurtë duke pasur të sigurtë ditën ku qytetarët nga telofoni celular do mund të marrin dhe të realizojnë të gjitha transaksionet. Ne ecim në këtë rrugë të vendosur ti krijojmë qytetatëve lehtësitë nga më maksimalet. Në botën virtuale vrapohet nuk ecet sepse po ecet horizonti të zhduket prandaj jam I bindur se këto sisteme janë një bazë e shkëlqyër në mënyrë që drejtësia të njohë progresin në këtë fushë. Do bëjmë gjtihcka që 4-vjetët e arshshme vendi të jetë “Mobile Albania”, Shqipëria e celularit që shqiptarët të marrin shërbimet më të mëdha” shtoi më tej Berisha.Sistemi i Regjistrit Noterial Shqiptar është një financim i buxhetit të shtetit me vlerë 34,238,904 lekë, me anë të të cilit do të bëhet i mundur regjistrimi i akteve dhe veprimeve noteriale në një sistem qendror dhe kombëtar.RNSH do të jetë online 24 orë dhe në çdo moment mund të kryen veprime dhe të shikohen të dhëna. Sistemi është në formën e arkivës dixhitale, ku secili aktor pjesëmarrës do të ketë të drejta dhe nivelin e sigurisë përkatëse.Përdoruesit e RNSH janë: Noterët; Dhoma e Noterisë; Ministria e Drejtësisë; Institucione të tjerë si inspektorate apo investiguese, Institucionet tatimore; etj.