Sot zhvillohet Konventa e PS-së, prezantohet programi

Socialistët do mblidhen sot e nesër në Konventën e partisë ku do të prezantohet me detaje programi politik dhe qeverisës i Partisë SocialisteKonventa do të fillojë në orën 16:00 në Pallatin e Kongreseve dhe pritet të jenë të pranishëm 1300 delegatë të Kongresit.Është parashikuar që  kryetarët e grupeve të punës për çdo seksion të programit, por edhe ata që kanë dhënë ndihmën e tyre do të prezantojnë për disa orë rresht, të gjithë strategjinë që Partia Socialiste do të ndjekë për të Rilindur Shqipërinë.Programin politik dhe qeverisës do ta shpallë kryetari i PS Edi Rama, në përmbledhje të të gjithë bashkëbisedimit me ekspertë, qytetarë dhe me ekspertë të të majtëve.Në thelb të programit do të jetë heqja e taksës së sheshtë, ndryshimin e shëndetësisë, drejtësisë, të sigurisë, të arsimit e komplet mënyrës së qeverisjes.Gjithashtu pritet që në Konventë të jepen edhe porositë e duhura për administrimin e ruajtjen e votës. Kjo pjesë do t’u përkasë të gjithë anëtarëve të PS e jo vetëm komisionerëve që do jenë prezente në qendrat e votimit.