Vetëplagoset një punonjës policie pranë "Shkollës së Bashkuar", dyshohet nga pakujdesia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2013, 22:19
Një punonjës policie është vetëplagosur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 pranë "Shkollës së Bashkuar", ku efektivi i policisë Halim Hametaj është vetëplagosur me armën e tij te sherbimit ne kembe.Hametaj është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet në gjenje të rëndë.Ndërkohë forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje po hetojnë për rrethanat ende të paqarta në të cilat efektivi është vetëplagosur, ndërsa konstatojnë paraprakisht se dyshohet që Halim Hametaj të jetë vetëplagosur nga pakujdesia.