Reeker dhe Westerwelle në Tiranë, Koçi: Në fokus zgjedhjet dhe nacionalizmi

Kreu i PSV ’91 Petro Koci e vlerëson inkurajues për kulturën politike shqiptare mesazhin e sotëm të ambasadorit britanik në Tiranë Nicholas Cannon lidhur me tre ligjet për integrimin. I ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, ai tha se deklarata e Cannon ishte shumë e qartë, pasi problemet në vend janë shumë më shumë sesa kaq, e që sipas Kocit nevojiten reforma të thella, jo thjesht ca ndryshime.E ndërsa nesër pritet të jetë një ditë intensive, referuar pranisë së dy “mysafirëve” në vendin , zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë Philip Reeker dhe kreut të diplomacisë gjermane Guido Westerwelle, Koci shprehet se vëmendja kryesore e tyre do të fokusohet tek procesi i zgjedhjeve si dhe tonet në rritje të nacionalizmit.“NATO së pari është një aleancë politike, ndaj kemi dhe këtë presion pozitiv për zgjedhjet. S’jemi të sigurtë të themi se kemi një mazhorancë që përfaqëson vullnetin e popullit, u evidentuan deformime të mëdha, po ashtu edhe në zgjedhjet lokale. Zgjedhjet janë shumë të kërcënuara, në krahasim me 2009 pushteti në fuqi është shumë më i inkriminuar në afera korruptive skandaloze, që do të thotë se pushteti i Berishës është më i gatshëm se asnjëherë për të rrezikuar në mbajtjen e pushtetit. Vizitat e partnerëve do të thotë se ne jemi në një moment shumë të rëndësishëm dhe interesat kriminale të një grupi të caktuar duhet të sfidohen nga interesat demokratike të masës së gjerë të popullësisë.Duke patur parasysh një krizë globale ekonomike, në vende si Shqipëria s’mund të ketë një krizë demografike, që mund të shkaktojë një dëm në nivel rajonal. Dhe në një kohë kur ka tentativa për të justifikuar probleme të tilla ekonomike me deklarata nacionaliste vëmendja akoma bëhet më e madhe” tha ai.Për të mbetur tek shqetësimet e ndërkombëtarëve për tonet në rritje të nacionalizmit, kreu i PSV ’91 tha se këshillat e tyre nuk po dëgjohen aq sa duhet nga politika shqiptare, në mënyrë të vecantë nga mazhoranca dhe Kreu i saj.“Ruajtja e linjës nga ana jonë është shumë e rrezikshme, s’dua të shfaq një lloj kënaqësie, gjithmonë kam theksuar se të tilla zhvillime cojnë dhe në një kryenecësi kërcënuese për stabilitetin.Këshillat e ndërkombëtarëve në vazhdimësi, sidomos ato të SHBA duket se s’po dëgjohen aq sa duhet nga politika shqiptare, këtu kam parasysh disa zhvillime në mazhorancë. Mund të justifikosh deklarat të AK, por jo të kreut të qeverisë. Duket se ndërkombëtarët janë të shqetësuar, ndaj kanë intensifikuar presionin pozitiv ndaj Shqipërisë” deklaroi Koci.Të motivuar dhe me objektiv kryesor per një rrotacion politik në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, Koci tha se të gjithë energjitë e opozitës duhet të konvergohen në funksion të këtij qëllimi, duke lënë mënjanë interesat e ngushta partiake. Sa i përket pritshmërive mbi partinë që kryeson, Koci deklaroi se duke marrë parasysh edhe mundësitë financiare për fushatën, objektiv i vetëm mbetet përfaqësimi në parlament.“Para pak kohësh patëm një tryezë të përbashkët me partitë opozitare, nevoja imediate për rrotacion politik në vend ka një përgjigje nga opozita.Një opozitë më e gjerë, më e bashkuar, më e mencur nga pikpamja e shfrytëzimit të teknologjisë elektorale që përfaqësonkodi. Energjitë tona duhet të konvergohen për realizimin e rrotacionit politik.Ambicia jonë është për të mbërritur në rrotacionin politik. Duke pasur parasysh rolin tonë si parti mendoj se me rëndësi është që ne të kemi influencuar në politikën e koalicionit tonë opozitar dhe gjërat kanë ndryshuar në raport me 2009. Kemi një formacion politik të majtë më të ndërgjegjshëm, elektorati dhe strukturat e majta janë më të ndërgjegjshme për bashkim elektoral për të arritur tek rrotacioni politik. Ne si parti synojmë objektivin më minimal, nisur dhe nga mundësitë financiare kërkojmë përfaqësimin në Parlament” përfundoi ai.