Përplaset nga automjeti ndërsa udhëtonte me biçikletë, 1 i vdekur në aksin Fier-Lushnje

Një person ka gjetur vdekjen si pasojë i një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Fier-Lushnje. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, ku një shtetas i cili po udhëtonte me bicikletë është përplasur nga një automjet, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë trasportuar drejt morgut të spitalit edhe viktimën e seksit mashkull, nga ku pritet më pas që të bëhet edhe identikimi i tij.Ndërkaq blutë kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, ndërsa po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.