Përdorimi i telefonisë celulare, Berisha: Ndikim të madh në ndërtimin e Shqipërisë dixhitale

Shqiperia sot ka shkallen nder me te lartat ne Europe ne perdorimin e celulareve. Kështu ka deklaruar kreu i qeverisë Sali Berisha përmes një statusi të shpërndarë për miqtë e tij në rrjetin social fb. Duke analizuar progresin e bërë ndër vite, Berisha thekson se gjate 6 viteve te fundit, perdorimi i tyre eshte rritur rreth 4.5 here ose eshte rritur nga 48 % qe ishte ne vitin 2005, ne 186 % ne vitin 2012. Sipas Kryeministrit, kjo rritje sebashku me futjen ne perdorim te teknologjise se 3G, ka patur ndikim te madh ne rritjen e shkalles se perdorimit te internetit dhe ndertimin e Shqiperise dixhitale, ndërsa i ilustron të dhënat edhe përmes një grafiku.Ndërkaq paraditen e së enjtes u inagurua projekti i Postës Shqiptare PAP-2, i cili do të bëjë të mundur përdorimin e internetit falas në shumë zona të vendit. Në fjalën e tij në këtë ceremoni, Kryeministri Berisha tha PAP 2 është projekti më unik në botë, për shpërndarjen falas të internetit në tërë territorin e vendit. Kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të hartojë një plan të veçantë për të nxitur inovacionin duke theksuar se është në interesin tonë që ta bëjmë Shqipërinë një superfuqi rajonale në këtë fushë.Sipas të dhënave, që prej vitit 2006, kur nisi zbatimin projekti i Shqipërisë Dixhitale, shtrirja e internetit në vend është rritur me 60%. Dixhitalimi me sukses është përfunduar në shkolla ndërsa interneti falas dhe ofrimi i këtij shërbimi edhe në telefoninë celulare do të rendisë Shqipërinë përkrah vendeve të zhvilluara në projekte të tilla dixhitale.