Fule status në twitter për takimin me Ramën: Diskutuam për zgjedhjet dhe integrimin
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fule ka komentuar në rrjetin social twitter takimin me kreun e opozitës shqiptare Edi Rama.Përmes një statusi të hedhur në profil për ndjekësit e tij, Fule thekson se “Diskutuam me Edi Ramën mbi rëndësinë e zgjedhjeve të drejta parlamentare.Diskutuam për rëndësinë e mbajtjes së Shqipërisë në rrugën europiane”.Ndërkohë lidhur me takimin ne Bruksel ka informuar më herët edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama po në rrjetin social “Twitter”.“Përditë rritet vëmendja ndërkombëtare ndaj zgjedhjeve të qershorit dhe forcohet bindja se këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen tonë” shkruan Rama.Sipas tij, Partia Socialiste është e vendosur të garantojë votën e lirë dhe të udhëheqë vendin drejt BE-së duke lënë pas fantazmat e manipulimit e të nacionalizmit!