Fushë Krujë, gjendet në litar 22-vjeçari, dyshohet se është vetëvarur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2013, 18:57
Një i ri është vetëvarur mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë. Ramazan Keci, 22-vjeç është gjetur i varur pranë banesës së tij nga familjarët.Ndërkaq në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.Burime nga policia raportojnë paraprakisht se dyshohet se i riu është vetëvarur.