Lajçak kritikon Berishën: Nacionalizmi ka sjellë luftra në Ballkan, BE të ndërhyjë
Deklaratat nacionaliste të politikës shqiptare nuk kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi cdo ditë vijnë reagime nga politika e rajonit, por edhe ajo e botës.Këtë herë është Ministri i Jashtëm i Sllovakisë Mirosllav Lajçak, i cili ka kritikuar ashper politikanët shqiptare për thirrjet nacionaliste dhe për këtë arsye i bën thirrje Bashkimit Europian që të reagojë ndaj ketyre deklaratave duke mos qëndruar duarkryq duke vëzhguar."Ne e dimë se ku kanë çuar deklaratat e tilla në atë territor, dhe nuk duhet vetëm të vëzhgojmë. Sigurisht që do të ketë edhe deklarata zyrtare nga Bashkimi Evropian për këtë çështje", - ka thënë Lajçak për gazetën sllovake "Pravda".Por Shqipërisë i është tërhequr veshi dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i drejtonin pak ditë më parë Tiranës zyrtare një memo ku thuhej se qeveritaret shqipëtarë duhet të bëjnë kujdes me deklaratat nacionaliste.Kështu që reagime të një pas njëshme të lidërve botërore kanë ardhur në drejtim të këtyre deklaratave që janë bërë nga politika shqiptare, që në disa raste janë cilësuar edhe si deklarata të rrezikshme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe rajonin.Lajçak ka qenë i dërguari i veçantë i Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, në Shqipëri, pas ngjarjeve të 21 janarit.