Fëmijët “paguajnë” divorcin, SHSSH bën bilancin e fëmijëve të birësuar në 2012

Fëmijët janë ata të cilët më shumë se kushdo tjetër paguajnë pasojat e divorcit në Shqipëri. Ky konstatim vjen pas shifrave të raportit vjetor të Shërbimit Social Shëndetësor, ku gjatë 2012-tës 140 fëmijë kanë gjetur një vatër familjare, 53 nga keta janë birësuar, 66 janë marrë nën kujdestari të përkohshme, ndërsa 34 të tjerë i kanë rimarrë familjet e tyre biologjike.Gjatë prezantimit të raportit, u riktheksua edhe nevoja e ngritjes së një Qendër rezidenciale për të rriturit me aftësi të kufizuara. Ndërsa Avokati i Popullit, Igli Totozani, vuri theksin tek krijimi i regjistrit elektronik për përshpejtimin e identifikimin e personave në nevojë.Sipas raportit, vetëm në Tirane gjatë një viti janë identifikuar gjithsej 30 raste të fëmijëve nga mosha 1-14 të komuniteteve rome dhe egjyptiane, të cilët shfrytëzohen nga prindërit në rrugët e Tiranës, 11 prej të cilëve janë vlerësuar si raste në vështirësi dhe rrezikshmëri të larte.