Familjarët e Fatmir Xhindit letër Nishanit, Berishës e Llallës: Duam drejtësi
Rihapja e hetimeve nga ana e Prokurorisë për vrasjen e ish-deputetit socialist Fatmir Xhindi, ka sjellë edhe reagimin e familjarëve të të ndjerit, të cilët kanë akuzuar politikën se fatkeqësia e tyre po përdoret nga politika për përfitime elektorale.Me anë të një letre të hapur drejtuar Presidentit të Republikës Bujar Nishani, Kryeministrit Sali Berisha dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla, familjarët e ish-deputetit Xhindi kanë kërkuar shpjegime se përse është premtuar disa herë zbardhja e çështjes dhe ende nuk është bëre asgjë.Ndër të tjera në letër thuhet “se u bënë 4 vjet që presim zbardhjen e ngjarjes, vënien përballë drejtësisë të autorëve dhe cuarjen në vend të padrejtësisë që mbizotëron për ne familjen dhe për komunitetin që e kishte zgjedhur atë përfaqësuesin e vet në Kuvendin e Shqipërisë.Ne ju kërkojmë ti jepet fund këtij qëndrimi ,të përfundojnë hetimet dhe ti jepet emri autorit dhe shkaqet e vrasjes së deputetit Xhindi”.Fatmir Xhindi u vra para portës së shtëpisë së tij më datën 2 maj të 2009. Autoritetet më të larta shqiptare kanë premtuar zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Prokuroria e Krimeve të Rënda është shprehur se është në përfundim të hetimeve për këtë vrasje.Familjarët e Xhindit cdo muaj që daton me vrasjen i kanë kërkuar shtetit ndërhyrje për të gjetur autorët dhe shkaqet e vrasjes së deputetit të tre legjislaturave.