Helmet prej lodrave, fëmijët intoksifikohen nga objektet e lojës së tyre

Pavarësisht se në një ditë të vetme 300 deri në 350 fëmijë kërkojnë ndihmën e mjekut, problemet intoksikale, të cilat nuk lidhen me stinën nuk merren në konsideratë.Sëmundjet virale të paindetifikueshme mund të shkaktohen shpesh edhe nga lodrat jo të sigurta, të cilat përmbajnë lëndë kimike kancerogjene.Përfaqësuesja e Lëvizjes së Gruas për Zhvillim Integral, Evis Qaja, shpjegon elementët të cilët e bëjnë jo të sigurtë një lodër, duke kërkuar kujdesin e prindërve.Gjithashtu kordinatorja Qaja theksoi vlerat e paraqitura nga raportet e BE dhe SHBA-së, ku ndërkohë në vendin tone 80% i publikut nuk është i informuar në lidhje me përmbajtjen e lodrave.Në ekspertizën e kryer një vit më parë ngë kjo lëvizje, u dol në përfundime se lodrat të cilat tregtoheshin në dyqane ishin më të rrezikshme se ato që tregtoheshin në pazare.