Batudat e Dajtit në gjykatë, kërkon llogari: Pse i dërgoni letër Berishës?

Pas hekurave të kafazit në sallën e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e katër punonjësve të policisë ka akuzuar gjyqësorin se po politizion cështjen e tij, duke i dërguar letra Kryeministrit.Në seancën e ditës se enjte Dajti i është drejtuar trupit gjykues duke i kërkuar madje edhe shpjegime se pse Gjykata e Krimeve të Rënda nuk arrin t’i gjejë një avokat për të mbrojtur interesat e tij, por i drejtohet Berishës dhe Ministrisë së Drejtësisë. Madje këto kërkesa si një jurist që është, i ka bazuar në nene perkatëse.I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryesuesit të trupit gjykues dhe i Prokurorit të cështjes që i ka tërhequr vëmendje të pandehurit Dajti dhe ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 26 shkurt.Por gjyqi i Dritan Dajtit, unik në llojin e tij të shtyrjeve të një pas njëshme numëron 200 seanca në të cilat rezulton se kanë munguar avokatët.Dhe në mungesë të mbrojtësve, gjykata ka kërkuar ndihmën e Ministrisë së Drejtësisë për të gjetur një avokat, kryesisht avokatet Liri Vati dhe Luan Buzhiqi, që këtë herë do të mbrojnë autorin e vrasjes së katër policëve.