PS me specialistë të naftës, Ruçi, Ahmetaj dhe Beqja i takojnë në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2013, 16:29
Pas dështimit të privatizimit të Albpetrolit, drejtues të PS kanë mbledhur në një takim specialistët më të mirë të sektorit të naftës.Nga Fieri drejtuesit e PS-së, Gramoz Ruci, Arben Ahmetaj dhe Ilir Beqaj shprehën shqetësimin për gjendjen ku ndodhet sektori naftës dhe se ka ardhur koha ti dalim për zot sa u përket pasurive kombëtare.Ndërsa specialistët kërkuan ngritjen e një strukture, e cila të ketë në bazë zbatimin me korrektësi të marrëveshjeve koncesionare sa i përket fushave të naftës.Aktualisht nxjerrja e naftës në Shqipëri është 1 milion ton në vit, por e gjitha eksportohet. Ndërkohë që nevojat e brendshme të tregut janë 650 mijë ton në vit, e cila importohet e gjitha. Ndërsa humbjet llogariten deri ne 200 milion dollarë.