Gratë “nën pushtetin” e dhunës, dy urdhër-mbrojtje brenda një dite në Durrës
Rastet e dhunës në familje janë shndërruar në një fenomen shqetësues për shoqërinë tonë. Vetëm gjatë të mërkurës forcat e policisë së Durrësit kanë lëshuar urdhër-mbrojtje për dy shtetase, pas denoncimit të bërë nga ana e tyre, përkatësisht për:1-Një 39-vjecare, banuese ne Durres, pasi babai i saj, shtetasi S.U., 75 vjec, ka ushtruar dhune psikologjike ndaj saj.2-Një 36-vjecare, banuese ne rrethin Kruje, sepse ishbashkeshorti i saj, D.M., 37 vjec, ushtruar dhune fizike e psikologjike ndaj saj.Materialet lidhue me këtë rast iu përcollën Gjykatës së Rrethit Durrës e Krujë për vlerësim.Ndërkaq policia e Durrësit ka shpallur në kërkim e shtetasin A.L., 23 vjec, banues ne Fushe Kruje, i cili dyshohet se ka rrahur me grushta në banesë nënën e tij 51-vjecare dhe më pas është larguar.Nga ana e bluve vijon puna për kapjen e këtij shtetasi dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, ndërsa materialet për veprën penale të dhunës në familje iu përcollën për ndjekje Prokurorise Rrethit Gjyqesor Kruje.