Mister autori dhe motivet e grindjes, plagoset Drejtori i Postës në Shkodër

Plagoset me mjete të forta drejtori i postës së Shkodrës, Shkëlzen Berisha. Ngjarja është regjistruar mesditën e sotme, jashte ambjenteve të postës, ku Berisha sic bëjnë me dije burime nga policia e Shkodrës, është qëlluar me mjete të forta nga persona ende të paidentifikuar.Drejtori i postës së Shkodrës është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ndërsa mbeten ende të paqarta motivet e ngjarjes, policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve që plagosën Drejtorin e postës.