Apeli shpall të pafajshëm Kasajn, Rama:Një tjetër pafajësi e fabrikuar nga gjykatat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2013, 14:51
Apeli ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Tiranës e cila shpalli të pafajshëm ish-shefin e IT-së në kryeministri Armando Kasaj, i cili akuzohej për fshirjen e videove në serverin e kryeministrisë në protestën e 21 Janarit.Ndërkohë në lidhje me vendimin e gjykatës ka reaguar edhe kryesocialisti Edi Rama. Në një mesazh në rrjetin social “Twitter”, Rama shkruan se gjykimi i krimëve të 21 Janarit nuk ka nisur akoma.“Sot një tjetër pafajësi e fabrikuar nga gjykatat e pushtetit për 21 janarin! Dita për të rinënvizuar: Gjykimi i atij krimi s'ka nisur ende!” shkruan Rama.Ndërkohë disa ditë më parë, gjykata shpalli të pafajshëm dy të akuzuarit kryesor të vrasjeve të 21 Janarit, ish-kreun e gardës Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo.