Kurrikula e re e njësur Shqipëri-Kosovë, IZHA: Zbatimi nis në 2015-2016
Nuk do të jetë vetëm Abetarja, historia dhe gjuha shqipe e njësuar mes Shqipërisë dhe Kosovës, por e gjithë kurrikula e arsimit bazë. Kjo kurrikul e re e cila është në fazë konsultimi me grupet e interesit në të gjithë vendin është po me të njëjtin hap serioz dhe në Kosovë.Të dy qeveritë po punojnë me hartimin e teksteve të njësuara përcaktuar në këtë kurrikul. Drejtoresha e Institutit të zhvillimit të arimit Tidita Abdurrahmani tha se ekepertët po punojnë intesivisht në të dyja vendet.Por kjo kurrikul e njësuar mes Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës do të vihet në zbatim në vitin shkollor 2015-2016 nga klasa e parë deri në të nëntën.Deri më tani teksi i abetres është i njësuar. Autoritet e arsimit, dhe akademikë po punojnë për njësimin e teksteve gjuhë shqipe dhe histori dhe kanë 2 vjet kohë për të hartuar e miratuar kurrikulën e re të njësuar të arsimit fillor e 9-vjeçarë.