Biblioteka kombëtare, inagurohet laboratori i dixhitimit
Vlerat e rralla si dorëshkrimet e Gjeçovit, letrat e Fan Nolit, hartat e vjetra, koleksionet antikuare apo shumë materiale të tjera të vjetra që i prkasin shekujve XV, XVI, apo XVI tashmë jo vetëm që nuk janë të rrezikuara nga humbja por do të vihen në përdorim përtej mureve të bibliotekës , në sistemin online.Falë një projekti të realizuar nga Agjensia Turke TIKA , është realizuar sjellja për herë të parë e skanerit të parë për libra në Shqipëri , i cili mundëson dixhitimin dhe hedhjen online të dorëshkrimeve nga më të vjetrat të cilat deri dje ishin më të rrezikuarat.Për drejtorin e Bibliotekës Kombëtare Aurel Plasari kjo pajisje është një risi që vjen për hërë të parë.Ngritja e qendrës bibliotekarë të dixhitimit në Bibliotekën kombëtare është realizuar nga agjensia Turke TIKA