PS nis fushatën elektorale, Klosi: Ja detajet e Konventës
Partia Socialiste ndez motorët e fushatës zgjedhore, në një takim 2 ditor ku do të bëhet publik platforma elektorale për zgjedhjet e 23 Qershorit.Prezantimi i detajuar e programit për një rilindje shqiptare do të realizohet në Konventën e PS-së do të mbahet pasditen e së premtes në Pallatin e Kongreseve, ndërsa aktiviteti do të kulmojë të shtunën e 23 Shkurtit, ditë kjo e zgjedhur në mënyrë simbolike për ta përqasur atë me 23 Qershortin.Sekretarti organizativ, Blendi Klosi në një intervistë për “Ora News” teksa zbulon detajet thotë se nëpërmjet Konventës shqiptarët do mësojnë arsyet pse duhet të zgjedhin koaliconin e majtë në 23 Qershor."Për dy ditë PS në përmbushje edhe të premtimeve elektorale do të zhvillojë një konvent kombëtare ku do të marrin pjesë të gjithë ekspertët dhe të gjithë ata që duan të japim një ide të re në qeverisjen e kësaj partie” tha Klosi.Në konvent që pritet të jenë të pranishëm 1300 delegatë të kongresit, është parashikuar që kryetarët e grupeve të punës për çdo seksion të programit, por edhe ata që kanë dhënë ndihmën e tyre do të prezantojnë për disa orë rresht, të gjithë strategjinë që ato të ndjekin për të Rilindur Shqipërinë.