Bashkia nis procesin e pronësisë së paluajtshme të ndërtuara në 91-in

Bashkia e Tiranës nis procesin e kalimit në pronësi të pasurive të paluajtshme, të ndërtuara deri më 10.08.1991.  Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka ngritur grupin e punës, me qëllim procedimin pa vonesë në zgjidhjen e këtij problemi shqetësues për mijëra banorë të kryeqytetit.Përfitues nga ky vendim janë të gjithë ata persona që plotësojnë kushtet e përcaktuara, si më poshtë vijon:"Objektit të ndërtuar t'i ketë përfunduar karabinaja dhe mbulesa, deri më 10.8.1991;"Trualli funksional duhet të rezultojë fizikisht i lirë dhe i pazënë nga ndërtime pa leje, të cilat janë objekt i ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar. Madhësia e sipërfaqes së truallit funksional në posedim të përfituesit, të jetë ajo që është miratuar sipas dispozitave ligjore ekzistuese, deri në daljen e ligjit nr. 7693, datë 6.4.1993 "Për urbanistikën";"Në rastet kur madhësia e sipërfaqes së truallit funksional, në posedim të përfituesit është më e madhe se ajo që është miratuar sipas dispozitave ligjore ekzistuese deri në daljen e ligjit nr. 7693, datë 6.4.1993 "Për urbanistikën", ajo sipërfaqe kalon në pronësi nga shteti tek individi, sipas procedurave të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi;"Objekti, trualli nën të dhe trualli funksional, të mos jenë të regjistruar në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme apo edhe kur janë të regjistruar, mungon akti i fitimit të pronësisë;"Objekti i ndërtuar dhe trualli funksional janë të patrajtuar nga legjislacioni përkatës për njohjen, kthimin e kompensimin e pronës apo për legalizimin dhe urbanizmin e ndërtimeve pa lejeNdërkohë Bashkia e Tiranës fton të gjithë ata persona që janë përfitues nga ky vendim i qeverisë,të plotësojnë formularët përkatës që gjenden pranë Bashkisë së Tiranës. Grupi i punës i ngritur pranë Bashkisë së Tiranës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e regjistrimit të kërkesës dhe të dokumenteve provuese, kryen verifikimin nëse përmbushen kushtet e përcaktuara.Çdo institucion shtetëror është i detyruar të kthejë përgjigje me shkrim brenda 10 (dhjetë) ditëve, nga data e marrjes së kërkesës. Në rast të moskthimit të përgjigjes brenda këtij afati, drejtuesi i institucionit të autorizuar njofton me shkrim Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme dhe Kabinetin e Kryeministrit. Në përfundim të shqyrtimit afishon menjëherë pranë institucionit dhe në zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të dhënat për kërkesën e paraqitur, brenda një afati prej 45 (dyzet e pesë) ditësh.Nëse gjatë periudhës së afishimit paraqitet ankesë apo pretendim për pronën, i shoqëruar me dokumenteligjore për pasurinë e paluajtshme të afishuar, i cili gjendet i bazuar, atëherë grupi i punës i propozon Kryetarit të Bashkisë mospranimin e kërkesës, pas shqyrtimit të akteve të paraqitura nga ankuesi. Nëse brenda periudhës së afishimit nuk paraqitet ndonjë ankesë apo pretendim për pasurinë e paluajtshme, grupi i punës i propozon Kryetarit të Bashkisë pranimin e kërkesës.Vendimi i përcillet më pas Këshillit të Qarkut, së bashku me dosjen e plotë si dhe njoftohet kërkuesi sipas rastit, për përmbushjen e kritereve të përcaktuara. Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga miratimi i Këshillit të Qarkut, bëhet  kalimi i pronësisë së pasurive të paluajtshme e të truallit funksional të tyre në emër të personave, sipas përbërjes familjare që figuron në çertifikatën familjare, deri më 10.08.1991 dhe e dërgon vendimin për regjistrim në ZVRPP-në kërkuese.Bashkia e Tiranës shpreh vendosmërinë e  saj, për të vënë në dispozicion të gjithë kapacitetet e saj, në zbatimin sa më të shpejtë të këtij vendimi të Këshillit të Ministrave, ku përfitues direktë janë mijëra qytetarë të Tiranës.