Tiranë, kapen 100 kg kanabis, tre në pranga

Policia e Tiranës ka sekuestruar 100 kg kanabis sativa ndërsa ka arrestuar edhe 3 transportuesit e drogës.Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini ka deklaruar në një konferencë për shtyp se janë arrestuar shtetasit Fatmir Zeqaj dhe Solol dhe Edi Meçaj.Sipas policisë, tre të arrestuarit janë kapur në rrugën “Irfan Tormini” duke transportuar 5 thasë të mbushur me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.Sipas policisë lënda narkotike kishte si denstinacion shitjen në tregun e kryeqytetit.Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.