Energjia dhe Albpetroli, Haxhinasto: Çdo gjë sipas ligjit

Ministri i ekonomisë Edmond Haxhinasto ka deklaruar sot se të gjitha procedurat për privatizimin e Albpetrol janë në përputhje me ligjin.Duke folur në interpelancën e kërkuar nga deputeti socialist Erjon Braçe, ministri Haxhinasto theksoi se  pasuritë nuk janë të mbeten në tokë por të shfrytëzohen në të mirë të mirëqenies dhe shërbimeve publike që shqiptarët kanë nevojë.“Kërkesa ka të bëjë për kuadrin ligjor për procesin e privatizimit të Albpetrolit. Por ju thatë së është një kërkesë padi dhe duhet të linim në heshtje por për hir të detyrimit që kemi për ta bërë këtë gjë do paraqes ligjshmërinë e procesit, që sipas vlerësimit tim është i bazuar në ligj dhe ka pasur parasysh ligjin dhe vetëm ligjin. Konsideratat e tjera qofshin ideologjike për pronën publike apo private mund ti diskutojmë edhe sot” tha Haxhinasto.Ministri Haxhinasto iu përgjigj edhe akuzave të deputetit Braçe edhe sa I përket licencës së kompanisë CEZ  Shpërndarje ."Sektori energjetik ka njohur reforma për mirë funksionimin e këtij tregu. Sot nuk ka më ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të mungesës së saj. Keqmenaxhimi i CEZ krijoi klimë të acaruar mes kompanisë dhe konsumatorëve. Ka rënie të humbjes në rrjet, të kohëzgjatjes së defekteve dhe shpenzimeve operative” theksoi Haxhinasto.Albpetrol, Braçe:  Padi për zyrtarët e përfshirëNë fjalën e tij, deputeti socialist Erjon Braçe akuzoi qeverinë për shitjen e aseteve publike dhe private të vendit me qëllim përfitime personale dhe interesa klienteliste.Sipas tij, shkelja e ligjit është flagrante dhe dëshmon një qeveri klienteliste të kapur ndërsa shtoi se  dëmi ekonomik përmes këtij mashtrimi arrin në 85 milionë euro.“Kam depozituar në Prokurorinë e Tiranë gjithë zyrtarët e juaj pasi kanë shitur kompaninë më të madhe në vend Albpetrol si dhe konsulentin tuaj. Kundër tjerë personave fizik që mund të konsiderohen përgjegjës, për mashtrim dhe dëm ekonomik që arrin 85 milionë euro. Shkelja e ligjit është flagrante dhe dëshmon një qeveri klienteliste të kapur. Kjo lidhje sunduese ka bllokuar ekonominë dhe ka përqendruar gjithë pasurinë natyrore të vendi, dhe asetet që qeveria po heq dorë vit pas viti. Kjo lidhje kaq sunduese ka bërë që të ardhurat e mos mbërrijnë tek shumica e shqiptarëve por tek shumica udhëheqëse”, tha ai.